Donald Trump dhe Kim Jong-un po zhvillojnë një takim të dytë në Vietnam, i cili ka nisur këtë të mërkurë, pas samitit të parë në muajin qershor në Singapor.
Por, si e panë studiuesit këtë samit? Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, deklaroi se Donald Trump u shfaq disi i ftohtë kur takoi Kim Jong-un, përpara se të dy liderët të shfaqnin “ndjenjat e miqësisë”.
James tha se Trump kishte treguar një “shqetësim dhe ngrohtësi gati prindërore” teksa vështronte dhe kishte kontakt viziv me Kim Jong-un.
Ai madje i rrahu shpatullat Kim, për të treguar miqësinë mes tyre por dhe superioritetin e tij. Teksa Kim u përpoq që të ruante një distancë si fillim dhe më pas të shfaqte vetëbesim, me qëndrimin e tij.
“Pati disa buzëqeshje mes dy burrave, por jo të tepruara. Kur të dy liderët u ulën, shtrëngimi i duarve të tyre ishte shumë më dramatik, u shpreh ajo.
Në përgjithësi, gjatë takimit duket se kishte një “tërheqje” mes dy liderëve, pavarësisht seriozitetit të shfaqur në mimikat e tyre në disa momente.
Por, kishte shenja që tregonin se ata ishin të lumtur që kishin rivendosur sinjalet e miqësisë, që ata e kishin ndërtuar në takimin e parë.