Zinedin Zidan do të jetë pasardhësi i Alegrit te Juventusi. Pas daljes së Galeones, “mësuesit” të Masimiliano Alegrit, se ky i fundit do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, media spanjolle janë të sigurt se pasardhësi i livornezit 51- vjeçar do jetë Zidan.
Revista “Don Balon” garanton për këtë lëvizje në pankinën bardhezi dhe madje siguron se zyrtarizimi mund të vijë edhe pas ndeshjes me Atletikon, në rast se Juventusi eliminohet.