Deputeti i dorëhequr i PD-së Agron Shehaj ka folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 për situatën politike në vend.
Shehaj deklaroi se beson që shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por nuk e quan triumf vetëm këtë.
Sipas Shehajt triumf është që ata të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme.
‘Personalisht mendoj se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme, por fakti se do të ketë zgjedhje të parakohshme nuk është triumf. Ne duam zgjedhje të lira, të ketë një grup njerëzish që të bëjnë zgjedhje të lira dhe jo të kapura nga oligarkët.
Ne do të jemi shumë të vëmendshëm të mos ndodhë ajo që ndodhi në 2017-ën. Mundësia ekziston, nëse do të ketë bashkëpunim për zgjedhje të lira nga të dyja palët, por nëse kemi Edi Ramën në krye nuk do të kemi zgjedhje të lira.
Është e sigurt që nëse Rama i ofron opozitës zgjedhje të parakohshme si ato të 2017 nuk ka rëndësi për ne. Ne duam të arrestohen personat që blenë votat në 2017. Ata që kanë blerë votat duhet të dalin para drejtësisë’, tha Shehaj.