Këto pamje kanë tronditur Anglinë. Një shqiptar kërkon t’i shpëtojë dëbimit nga Angli duke argumentuar se një vendim i tillë do e ndante nga familja.
Mirëpo, The Sun ka publikuar këto pamje, ku shihet teksa shqiptari i vendos në fyt thikën gruas së tij.
Ardian Rragami, 47 vjeç, ka vuajtur dënimin për vrasjen e një personi në Shkodër, shkruan The Sun. Ndërsa tashmë gruaja e tij tha se po jeton me frikë pasi ai e sulmoi me thikë. “Ju lutemi ta deportoni tani”, ka thënë ajo.
Historia e Ardian Rragamit:
Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin ‘Ardian Gashi’, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.
47-vjeçari u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.
Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.
Më pas ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Ëickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.
Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani.
Ndërkohë, 47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik.
Tani ai po ‘lufton’ për t’iu shmangur një ekstradimi të dytë në Shqipëri duke cituar të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut kur përballen me dëbimin. Mirëpo, Rragami është filmuar duke i vendosur thikën në fyt në gruas së tij britanike në shtëpinë e tyre në Ëickford.
Siç shkruan The Sun ishte mbesa e tij që filmoi 47-vjeçarin duke kërcuar Michaels në shtëpinë e familjes muajin e kaluar. Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes duke e goditur atë dhe duke i prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe duke sulmuar një fëmijë. Por Rragamit iu dha një dënim 8-mujor, i cili u pezullua, kështu që ai u largua nga gjykata. Nëse do të ishte burgosur për të paktën 12 muaj, vrasësi do të dëbohej automatikisht.
Tashmë bashkëshortja e tij Michaels, e cila punon parukiere, po i lutet qeverisë britanike për deportimin e shqiptarit.