Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ul masën e dënimit për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri e akuzuar për korrupsion.
Mirit i është ulur dënimi me 8 muaj burg dhe përfundimisht ai do të vuajë dënimin me 2 vjet burg.
Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.
Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest me burg” dhe në masën e dënimit llogarite dhe koha e paraburgimit.
Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë në nëntor 2017 pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.
E.Xh./