Opozita ka anuluar protestën e parashikuar që do të mbahej nesër para Kuvendit. Ky vendim i opozitës erdhi pasi shumica vendosi që nesër të mos ketë seancë plenare në Kuvend. Burime nga PD bëjnë me dije se protestat do të bëhen në varësi të seancave plenare. Ndërkohë mësohet se protesta e paralajmëruar nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha para Kryeministrisë më 16 mars do të zhvillohet.
/a.meta