Në tubimin e djeshëm të opozitës u regjistruan disa akte dhune. Ministri Klosi dhe deputeti Sterkaj u sulmuan nga protestuesit, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video, kur shikohen dy deputete socialiste Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan dhe Antoneta Dhima e PS në Fier teksa fshihen duke ikur me vrap pas kërcënimeve nga militantët e opozitës. Por në këtë moment ndërhyn njëri nga ‘shërbimi’ i PD-së duke i mbrojtur duke ndaluar militantët pasi “janë gra”. ‘Leri bac se janë gra’ dëgjohet duke thënë ai.
/a.meta