Një ngjarje e rende që ka shkaktuar panik në qytetin e Lezhës raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë. Eshtë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti nga një tjetër makinë që po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës. Në automjet ndodheshin dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet endi i ditur. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka patur të lënduar. Policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.
/a.meta