Ish-ministri Ylli Manjani përmes një shkrimi ka sulmuar prezencën e OSBE në Shqipëri, duke thënë se ajo po nxit dhunën mes Policisë dhe popullsisë civile. Prezenca e OSBE në vendin tonë, menjëherë pas protestës, është shprehur se dënon nxitjen politike të dhunës, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje. Sipas Manjanit, kjo deklaratë e OSBE nuk gjendet në databasën e reagimeve publike të OSBE kudo ku ajo është prezente.
“E turpshme dhe e paprecedentë është deklarata e bërë nga prezenca e OSBE në Tiranë, para pak minutash!
Me pak fjalë OSBE nxit policinë kundër popullsisë civile!!!
Kulmi i pasigurisë në Europë ishte kjo deklaratë!
Nuk gjendet asnjë deklaratë e ngjashme, as e përafërt, në databasën e reagimeve publike të OSBE kudo ku ajo është prezente, si kjo maskaradë që lëshuan sot kundër popullsisë civile në Shqipëri!
Ndër të tjera OSBE në Shqipëri ka mandat të nxisë demokratizimin e Shqipërisë. Deklarimi i sotëm është haptazi kundër mandatit të saj diplomatik!
Nuk pritej mbështetje për opozitën nga ky lloj personeli që shërben në krye të Prezencës krejt në mënyrë të njëanshme, por kurrsesi nuk pranohet rrjeshtimi i saj në favor të dhunës shtetërore kundër popullsisë civile!
Shumë turp!
Opozita nuk mund t’i pranojë më drejtuesit i kësaj prezence në asnjë lloj takimi. Jo për interes te vet, por në respekt të njerëzve të pa armatosur që u goditën me armë (gazi lotsjelles sipas ligjit për armët quhet armë), në mënyrë krejt jo proporcionale, sot pasdite”, reagon Manjani.
/a.meta