Pak minuta me pare PD- LSI mbyllen protesten para parlamentit, ku nuk munguan aktet e dhunes dhe perpjekjet per te çare kordonin e policise per te hyre ne Kuvend. Protesta mori me shume tiparet e nje prite kunder deputeteve te mazhorances. Kjo u pa me aktet kunder ministrit Blendi Klosi dhe deputetit te PS, Paulin Sterkaj. Piken kulmore kjo proteste e pati kur Basha Berisha, Noka Balliu u perpoqen te canin kordonin policore per te hyre ne Kuvend.
Policia reagoi duke perdorur gaz lotesjelles, gje qe beri te mundur zbrapsjen e protestuesve te dhunshem. Pavaresisht kesaj dhune, Kuvendi miratoi sot strukturat e KLP e KLGJ, e cila eshte pjese e kompletimit te procesit te reformes ne drejtesi, gje per te cilen PD- LSI kane qene kunder. Mazhoranca e arsyeton reagimin e dhunshem te opozites si pjese e kundershtive te saj kunder reformes ne drejtesi.
/a.meta/javanews.al