Të gjithëve, ose thuajse, në jetë na qëllon të na lërë partneri/ja. Por, jo të gjithë reagojnë në të njëjtën mënyrë.
Ka nga ata që dëshpërohen dhe nuk gjejnë qetësi, nga ata që kanë nevojë për kohë për ta rimarrë veten dhe nga ata që praktikojnë teorinë “gozhda del me gozhdë”.
Në bazë të shenjës sonë zodiakale, horoskopi dhe yjet na tregojnë se si ‘ai’ dhe ‘ajo’ në çift, sillen përballë braktisjes.
DASHI – Ai: Pavarësisht faktit se ti je ‘luftëtar’, nëse të braktisin, e pranon humbjen pa tentuar ta rifitosh gruan që dashuron. Mbetesh i lënduar në krenarinë tënde, por nëse ndodh, nuk i thua ‘jo’ një nate seksi ‘post-ndarje’. Gjuetinë e shpall të hapur.
Ajo : Je shumë krenare dhe nëse të braktisin, reagimi yt varet nga mënyra që partneri zgjedh për t’ju lënë. Nëse e ka bërë një gjë të tillë me mungesë respekti, apo në mënyrë aspak të ndershme, do e përjashtoje përgjithmonë nga jeta jote, madje edhe nëse do pendohej.
DEMI – Ai: Nëse ju lënë (rrallë mund të ndodhë), nuk surprizohesh lehtë dhe me siguri është një vendim që e keni marrë të dy. E megjithatë, ke nevojë për ta rimarrë veten dhe për t’u ambjentuar me zakonet e reja të jetës si single.
Ajo : Vështirë që dikush mund të të lërë, por nëse një gjë e tillë ndodh, pasi ke bërë një skenë të tmerrshme xhelozie dhe pasi ke zbrazur pastiçerinë e parë që gjen, me qetësi do kuroje plagët. Rrëmimi në rrjetet sociale t ëish-it tënd do zgjasë për disa muaj.
BINJAKËT – Ai: Ndonjëherë të ndodh që, pikërisht kur të braktisin, ndërgjegjësohesh sa i dashuruar ke qënë me ish-in tënd, pavarësisht sjelljes tënde fëminore apo premtimeve të pambajtura. Pas batutave dhe reagimit tënd menefregist, fshihet shumë vuajtje.
Ajo: Një skenë e shkurtër teatrore është gjithnjë e detyrueshme kur të braktisin. Mania jote për protagonizëm, të shijon. Por vuajtja zgjat pak, dhe pasi ke ndërruar ngjyrën e flokëve dhe pasi ke blerë 10 fustane të reja, je e gatshme për një dashuri të re!
GAFORRJA – Ai: Kur të lënë, të duket se po të bie qielli mbi kokë. Nuk kupton se ku ke gabuar dhe akuzon ishin tënd se është e pandjeshme dhe se injoron ndjenjat e tua. Pas zhgënjimit, vjen zemërimi, që të shtyn të flasësh keq për të me miqtë e saj.
Ajo: Pavarësisht paranojave të tua të vazhdueshme gjatë lidhjes, nuk e pret kurrë të të lënë. Nuk është e mundur që të gjitha fatkeqësitë të të ndodhin ty dhe je thuajse e sigurtë se këtu ‘ka gisht’ ish-vjehrra jote.
LUANI – Ai: Një grua që të braktis është një fyerje për zemrën dhe emocionet e tua. Pas një tërbimi të madh e për t’u mbajtur mend, qartësohesh që ajo është e ndërgjegjshme se nuk do të të shohë më kurrë dhe se nuk do gjejë më kurrë dikë që ta dojë ashtu siç e ke dashur ti.
Ajo: Nuk mund ta pranosh aspak idenë se një burrë mund të heqë dorë nga ty, nga bukuria dhe prezenca jote. Nëse të lënë, zemërohesh si një bishë, brazes dhe bën gjithçka për të bindur partnerin se do ishte askushi pa ty në krah.
ViRGJËRESHA – Ai: Nuk je mësuar t’i menaxhosh emocionet e tua dhe kur të lënë, qëndron për pak kohë pa lëvizur fare, pa ditur se ç’të bësh. Një ndër frikërat e tua më të mëdha është që ish-i yt të të kërkojë para’. Përsa i përket pjesës tjetër, arrin të gjesh arsye.
Ajo: Kurt ë braktisin, përpiqesh ta përballosh situatën me racionalitet. Nëse është e mundur, përpiqesh ta rrënosh ekonomikisht ish-in tënd. Me një llogari bankare të kënaqshme, mund t’i lejosh vetes luksin për të qarë për zhgënjimin e pësuar.
PESHORJA – Ai: Duke qenë se nuk e merr kurrë përsipër përgjegjshmërinë për të lënë dikë, është e natyrshme që të të lënë. Në pjesën më të madhe të rastit, ndihesh i lirë dhe i lumtur. Në raste të rralla mbetesh keq dhe ngushëllohesh shpejt nga një dashuri e re.
Ajo: Je e rrethuar nga kandidatë dhe motoja “Një bie, mijëra ngrihen’ është shprehja jote”. Nuk do të thotë se ti nuk vuan, por të duket humbje kohe të qash për dikë që nuk ka ditur të të dojë. Ngushëllohesh me ndonjë fustan!
AKREPI – Ai: Mbyllja e një historie për ty është si një ‘tragjedi greke’. Kur të lënë, të fillojnë torturat mendore dhe psikologjike, nga të cilat mund të jetë viktimë edhe ish-i yt. Bën gjithçka për ta bërë të ndihet në faj e për ta rikthyer tek vetja.
Ajo: Ish-i yt (tashmë) nuk është ndarë akoma mirë dhe tip o planifikon hakmarrjen. Nuk do lirohet dot prej teje për gjithë jetën dhe për ta parë duke vuajtur, je e gatshme për të dalë me shokët e tij më të mirë apo me armiqtë e tij më të këqinj. Falja as që diskutohet.
SHIGJETARI – Ai: nuk të pëlqejnë skenat dhe kur të lënë, preferoni të kalojë pak kohë para se ta diskutoni me dikë. Para se të rinisni një lidhje të re, preferoni të kaloni disa flirtime dhe aventura sa për të hequr mendjen.
Ajo: Të shohësh entuziazmin tënd të shuhet për një zhgënjim në dashuri është diçka e trishtueshme, por me pozitivitetin tënd, nuk e ke të vështirë të rigjesh buzëqeshjen. Një udhëtim i bukur mund të jetë aleati më i mirë, pasi ish-i ka bërë gabimin që të ka lënë.
BRICJAPI – Ai: Në pamje të jashtme, kur të lënë, qëndron i patundur dhe duket se ngjarja nuk ju prek aspak. Në të vërtetë, brenda vetes ndjen se diçka po thërmohet, por nga frika se mos tregon ndjenjat e tua, zgjedh të vuash në heshtje.
Ajo: Një grua si ty nuk e ka luksin për të treguar zemrën e saj të thyer (ti e mendon kështu) dhe kur ai të braktis, bën sikur e përballon situatën me shumë qetësi. Por më pas, qan në banjot e zyrës tënde.
UJORI – Ai: Dikush të ka lënë, por ti nuk e dije as që ishe i fejuar apo nuk kujtohesh të kesh qenë i martuar. E kështu, me indiferencën tuaj, mund ta bëni ish-të dashurën tuaj të rikthehet e të përpiqet t’ju bëjë sërish të vetin.
Ajo: Një grua e pavarur sit y nuk ka frikë se mos e lënë apo të jetë beqare. Por të nervozon idea se i ke hapur zemrën tënde dikujt që nuk ia ka ditur vlerën. Pas një periudhe qetësie, bëhesh mike me ish-in tënd.
PESHQIT – Ai: Kurt ë lënë, vuan dhe kur vuan, për ty është e natyrshme të qash. Nuk ke turp ta bësh një gjë të tillë. Nuk gjen dot një arsye për atë që ndodhi dhe për pak kohë përpiqesh ta kthesh ish-in tënd tek ty.
Ajo: Nuk ka gjë më tragjike për ty se sa të të braktisin, sidomos kur partneri zhduket pa të dhënë arsye. Dëshpërohesh, qan, rrëfehesh tek mikeshat e tya dhe vazhdon të ankohesh natë e ditë, derisa të gjeni dikë që mund t’ju këshillojë.