Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një dalje për mediat ka folur për masat e marra në protestën e opozitës.
Lleshaj theksoi se policia nuk ka marrë asnjë masë drastike dhe çdo deklaratë është bërë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës.
Opozita ju akuzon se të gjitha deklaratat tuaja para protestës janë politike?
Nuk ka asnjë deklaratë politike, të gjitha deklaratat e dhëna para protestës, gjatë ose pas saj janë deklarata që i shërbejnë sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës.
Deklarata e policisë thotë se elementë të tretë do të marrin pjesë në protestë. Kush janë këta elementë të tretë?
Elementë të drejtë janë elementë të tretë
Shumë drejtues policia janë në kërkim prej kohësh, pse nuk arrestohen?
Nuk ka shumë drejtues në kërkim prej kohësh, ka disa oficerë policie që janë në kërkim.
Do të kemi masa drastike sic ishte mbyllja e valëve telefonike?
Nuk di të ketë masa drastike të tilla dhe nuk është masë drastike mbyllja e valëve telefonike për kur bëhet në shërbim të mbarëvajtjes së sigurisë.
E.Xh./