Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për dy autorët qe vranë shtetasin Hermes Beqiri. në nëntor të 2017.
Elvisi Hoxhaj u dënua me 12 vjet burg ndërsa Ditmiri Arifi dënohet me 8 vjet.
Ngjarja më 4 nëntor 2017
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, kur shtetasi Hermes Beqiri mbeti i plagosur në lagjen “Guerrile”, në vendin e quajtur ish-Zooteknika, e më pas ndërroi jetë.
Në momentin e plagosjes, Hermes Beqiri ishte duke qëndruar në një lokal kur u qëllua me armë zjarri. Policia që në fillim pati dyshime se autori është Elvis Hoxha. Sipas burimeve policore, dy të rinjtë njiheshin më përpara dhe kanë pasur një grindje të çastit për motive banale, gjë e cila solli edhe plagosjen e 20-vjeçarit.
Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Hermes Beqiri ka 6 plumba në trupin e tij, pjesën më të madhe në bark dhe në kraharor.