Nga Ilir Metaj
Nje debat tejet i nxehte paska pushtuar rrjetin. Edhe kete here dy pale terheqin litarin ne dy skajet: te pranoje Liami rrembimin shqiptar apo jo; ja vlen a s’ia vlen Shqiperia te jete Liam-rrembyese ; ka apo nuk ka drita; ka apo nuk ka uje; ka apo nuk ka…
Dhe i bejme shpejt e shpejt skanerin skutave te shtepise sone, kesaj hallemadhes Shqiperi. A thua nuk mjaftojne fqinjet e gazetarise se ethshme andej e ketej detit, andej e ketej liqenit, andej e ketej malit, andej e ketej lagjes.
U persiata nje cope here para se te zgjidhja te vija edhe une duart mbi njeren ane te litarit… Se nuk eshte se ne ate anen tjeter ka genjeshtare.
Jo de jo! Po nuk me hyn ne pune sinqeriteti i tyre ketu. Ketu or zoterinj behet fjale per GDP ! Dhe GDP domethene te shesim produkte vendi.
Ne duam te shesim turizem, qe te fitojme ca para dhe mbase ca nga ato do i bejme drita e uje. Po cilit nga ju i bekan dem ca para se nuk i zbuluam te gjitha cepat e shtepise po treguam vetem dhomen e miqve?
Po cili biznes ne bote t’i tregoka “hijet” e mallit qe shet? Te dashur shqiptare te sinqerte! Liamin po e therrasim te na vije si bleres i produkteve tona te thjeshta, aq sa mundemi t’i zbukurojme e ti pastrojme per dhomen e pritjes.
Se edhe ne more zoterinj duhet te jetojme e ndaj te bejme biznes me c’te mundim sot, e te mundim me shume neser. Si thoni ju, te shtrihemi e t’ia futim gjumit me barkun bosh deri sa te vijne te na njoftojme se u be gati drita, uji, rruga, bota krahehapur?
Apo te mjaftohemi vetem duke goditur me gure nga pas frengjise, kurdo dhe kedo qe perpiqet te beje dicka te mire? Jo ore jo, sot do bejme c’te mundim te rrembejme pjesen tone ne kete bote te ngaterruar. Ju te palestruarit, hajdeni ketej nga ana jone, ta terheqim litarin me gjithe Liam ne fund!
P.S: Kush ka shkuar ne Paris apo Rome, ka hyre aty permes nje rruge plot plehra. I keni pare plehrat ne ndonje reklame pariziene apo romane? Une per vete jo! Hajde pra Liam me c’te permban pragu: be taken by Albania