Pas dy ditëve rrugë, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbërritur në Vietnam, në pritje të samitit me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ky është takimi i dytë i dy liderëve pas Samitit të parëqë u zhvillua në Singapor vitin e kaluar.
Kim u prit me një ceremoni zyrtare në stacionin kufitar Dong Dang, ndërsa i ishte shtruar edhe një tapet i kuq. Më pas lideri komunist i Koresë së Veriut nën masa të rrepta sigurie u nis drejt kryeqytetin Hanoi.
Në këtë takim, Kim shoqërohet nga motra e tij Kim Yo-jong dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish-gjenerali Kim Yong-chol. Kim Jong Un udhëtoi me tren nga Pheniani deri në Vietnam dhe ky udhëtim ka zgjatur dy ditë, duke bërë rreth 4000 kilometra.