Një drejtuese policie në Rusi është pushuar nga puna pas organizimit të një kërcimi erotik për të kënaqur policët me rastin e “Ditës së burrave”.
Videoja e një striptisteje që kërcen para policëve në qytetin Ulan-Ude u bë virale brenda 24 orësh, çka solli edhe reagimin e Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme. Shefja e policisë u shkarkua për “turpërim” të uniformës, ndërsa masa priten të merren edhe për drejtues të tjerë. Video u postua online nga një burim ende anonim.
“Dita e Burrave” daton që prej kohës e Bashkimit Sovjetik, kur njihej si “Dita e Ushtrisë së Kuqe”. Tani, zyrtarisht 23 Shkurti njihet si Dita e Mbrojtësve të Atdheut dhe zakonisht gratë u bëjnë dhurata burrave.
Video e postuar online ka ndarë më dysh edhe publikun. Shumë e cilësuan “turp absolut”, ndërsa shumë të tjerë thanë se shefja thjeshtë dëshironte të argëtonte policët burra.
Ulan-Ude është kryeqyteti i Republikës Buryatia, një rajon budist në brigjet e Liqenit të Bajkalit në Rusi.