Emërimi i Philip Reeker në krye të Zyrës për Europë dhe Eurazi në Departamentin Amerikan të Shtetit po vazhdon të zgjojë interesim në mediat e rajonit. Mediat greke të cilat e dhanë të parat lajmin për emërimin e tij në këtë post vazhdojnë të shkruajnë për Reekerin, të cilin e përshkruanjnë si një njeri që kryen punë.
Diplomati amerikan postin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi do ta marrë nga muaji mars pas largimit të Wess Mitchell. Media greke shkruan ndër të tjera shkruan se Reeker do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të ShBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor. Crisismonitor.gr shkruan po ashtu se (54) vjecari përveçse njeh mirë Ballkanin është edhe diplomat që kryen punë. Reeker merr drejtimin e politikes amerikane ne Ballkan, ne nje moment delikat, po te kihet parasysh se opozita shqiptare ka dorezuar mandatet e deputetit, ne nje perpjekje per te zhvleresuar sistemin demokatik se marrjes apo lenies se pushtetit me vote, dhe perpjekjeve per te marre pushtetin nga rruga.
Diplomati i lartë amerikan ka qenë i përfshirë thuajse drejtpërdrejtë edhe në zgjedhjet e 2013, duke qenë syri i DASH mbi procesin zgjedhor, ku Berisha humbi në mënyrë shumë të thellë. Ai, nëpërmjet disa deklaratave përcoi mesazhet e qeverisë amerikane, duke kërkuar që zgjedhjet të ishin të lira e të ndershme. Mbikqyrja nga afër e SHBA mbi zgjedhjet e 2013 vinte pas një stine të gjatë ngrice diplomatike mes Tiranës zyrtare të drejtuar nga Berisha dhe Uashingtonit, si pasojë e masakrës së 21 janarit dhe mbylljes së procesit gjyqësor për këtë krim politik nga gjykata, nën presionin e qeverisë Berisha. Diplomati amerikan ka vizituar Tiranën në disa momente delikate duke marrë shkas dhe nga sulmet e qeverisë Berisha ndaj ish ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, si dhe tezave të nacionalzimit që hodhi në treg qeveria e PD për të spostuar vëmendjen nga 21 janari dhe gjyqi për vrasjet publike para dritareve të kryeministrisë.
Reeker në postin e ri vjen nga EUCOM (Komanda Amerikane për Europë), me Seli në Shtutgart të Gjermanisë. Ai është i mishëruar me Kosovën për faktin se qysh në vitin 1999 ka qenë i angazhuar si zëdhënës i Chris Hill ish –ndërmjetësit amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi, ndërsa gjatë vitit 2013 kur u arrit marrëveshja Kosovë –Serbi Reeker ishte në postin e Zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker dhe ishte personalisht i angazhuar në proces.
/a.meta