Autori i vrasjes së 45 vjeçarit Martin Ndreca, në zonën e ish-Kënetës në Durrës ende nuk është lokalizuar nga policia e cila ka ngritur edhe postblloqe për kapjen e tij. Pavarësisht se ka kaluar një ditë nga vrasja, akoma nuk ka asnjë gjurmë të vendndodhjes së autorit Ndue Zefi, 37 vjeç, i cili dyshohet se është larguar nga Durrësi.
45-vjeçari Martin Ndreca, mbeti i vdekur në vend, brenda makinës së tij, pasi u qëllua me armë automatike. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës dhe sipas hetimeve të deritanishme gjithçka ka nisur si pasojë e një sherri për motive banale. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja, ku vetëm njëri prej tyre ka prekur viktimën. Viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin në një lokal pak momente para ngjarjes së rëndë, ku edhe ka nisur sherri i tyre.
/a.meta