Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të mbledhë pasditen e sotme kryetarët e degëve të Tiranës.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 ku do të diskutohet për sezonin e protesdtave të planifikuara nga PD.
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar protestë çdo të enjte para parlamentit të Shqipërisë.
Ndërkohë ende nuk dihet nese mazhoranca do të vijojë punimet në parlament pa praninë e opozitës.
Në faqen zyrtare të Kuvendit ende nuk ka një njoftim për seancën plenare të rradhës.
E.Xh./