Gjykata ka pranuar kërkesën e deputetit të dorëhequr të Partisë Deokratike Ervin Salianji, i cili ka ankimuar shtyrjen e hetimeve për çështjen “Babale”.
Salianji kishte bërë kërkesë për mosshtyrjen e hetimeve, pasi pretendon se po zvarriten.
Gjyjata ka vendosur që hetimet do të zgjasin deri më 20 mars.
Kujtojmë se dosja e famshme e cila po hetohej nga prokurori Përparim Kulluri, ka rezultuar se audiopërgjimi është i rremë.
Në maj të vitit 2018 Partia Demokratike publikoi një intervistë mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe Albert Veliut (Babalja) ku pretendohej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Ky pretendim i Selisë Blu shkaktoi ‘tërmet’ në politikë dhe në opinionin publik.
Por pas hetimeve të Prokurorisë dhe provës së zërit në laboratorin anglez, u zbulua se ky pretendim nuk ishte i vërtetë pasi zëri nuk ishte i Agron Xhafajt por i Fredi Alizotit.
Ndërkohë që vëllai i ministrit u nis drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë, në mediat e vendin tonë publikoheshin audio-përgjime që herë rrëzonin pretendimet PD-së dhe herë të PS-së.