Zbulohet shënjestra e atentatit mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Mateo Aliko, i cili kishte vetëm disa muaj që ishte liruar nga burgu.
Persona të paidentifikuar hapën zjarr mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi drejt makinës së Alikos një Volksëagen Touareg. Ngjarja ndodhi në lagjen 4 të qytetit.
Mësohet se Mateo Aliko rezulton i arrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona.
Aliko ishte vetëm pak metra larg makinës së tij kur iu bë atentati. Mësohet se i riu pas tentativës së atentatorëve ka shkuar në shtëpi të merrte armën e tij dhe t’i kundërpërgjigjej autorëve.
E.Xh./