Protesta në Francë vazhduan edhe këtë fundjavë nga ana e jelekët e verdhë. Protesta shkaktoi përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Rreth 44 persona u arrestuan nga kjo protestë e cila hyri në javën e saj të 15.Në mbarë vendin në rrugë dolën 46.600 protestues.
Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel. Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Në Clermont-Ferrand të Francës u mboldhën 2.500 qytatarë, ku pati dhe përleshje me policinë ndërsa në Rennes u lënduan 6 policë. Në protestat të cilat po mbahen që nga 17 nëntori i vitit 2018, jetën e kanë humbur 11 persona dhe 8.400 të tjerë janë plagosur. Dënime me burg u caktuan ndaj 1.796 personave.
Gjatë protestave pati edhe trazira gjatë të cilave demonstruesit shkatërronin objekte, plaçkisnin dyqane, digjnin makina dhe kontejnerët e mbeturinave ndërsa policia u detyrua të përdorte forcën.
E.Xh./