Shqipëria në qershor pret hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Por, shqetësim për momentin nuk paraqesin vetëm cështjet e brendshme, por edhe opozita e vendit fqinj, Greqisë.
Deputeti Jorgos Koumoutsakos, pjesë e partisë më të madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” i konsideruar si ministri i Jashtëm në hije është shprehur kundër Shqipërisë. Ai ka deklaruar se qëndrimi i Athinës zyrtare në raport me Shqipërinë duhet që të jetë në varësi të trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri.
“Greqia nuk duhet të japë miratimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket të bëjë që qeverinë greke të mos e japë miratimin” tha ai.
Deklarata duket se është e motivuar pasi vjen në prag fushate në vendin fqinj. Ndërkohë që ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje opozitës shqiptare që të mos digjte mandatet dhe të heq dorë nga protestat e dhunshme, pasi po dëmton integrimin duke rrezikuar seriozisht negociatat.
E.XH./