Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha dhe ullinj të fshatit Barkanesh afër Krujës pak momente më parë.
Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe flakët janë nisur drejt fshatit Zgërdhesh.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme ndërkohë bëhet me dije se fatmirësisht nuk rrezikohen shtëpitë.
Gjithashtu raportohet se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të shkojnë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer.
E.Xh./