Doni të ndryshoni pronësinë e automjetit? Mësoni më parë procedurat e reja që duhet të zbatoni.
Më herër kur shisje apo blije një makinë, pas aktit të shitblerjes tek noteri duhet të kryeje veprime në disa institucione shtetërore për të ndryshuar pronësinë, por tashmë nga data 1 mars gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nga data 1 mars të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, kjo procedurë do të bëhet direkt në sportelet e këtij institucioni.
Shërbimi do të ofrohet në çdo drejtori rajonale ndërsa mësohet se tarifa e shërbimit do të jetë 1400 Lekë.
“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! #MëLehtëMëShpejtMëLirë#ShërbimePublikeLehtësuese”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.