Një mjek është goditur me tullë në kokë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave të para nga ngjaja, mjeku u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin. Mjeku ka marrë plagë në kokë nga goditja, ndërsa po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet.
/a.meta