Nga Denis Dyrnjaja/
Kjo intervista e Lulzim Bashës për Russia Today në rastin më të mirë është një naivitet politik, në rastin më të keq nënkupton se fijet me Moskën qenkan lidhur fort.
Russia Today është investim tërësisht i qeverisë ruse për të ushtruar ndikimin dhe politikat e Moskës.
RT është krijuar për të krijuar influencë në vende dhe rajone të botës ku Rusia është e interesuar, sikurse është edhe Ballkani.
Kjo po arrihet nëpërmjet disa mënyrave, përmes financimeve sekrete për subjekte politike, përmes ndikimit me skenarë destabilizues dhe nëpërmjet propagandës mediatike.
Për fat të keq situata aktuale në Shqipëri, Malin e zi dhe Serbi përkon me interesat ruse për destabilizim nën petkun e demokracisë duke u kapur në shkaqe reale sikurse është korrupsioni, zgjedhjet apo autokracia që realisht lulëzojnë dhe legjitimojnë pretendimet që përcillen periodikisht nga RT apo Sputnik nëpërmjet faktorësh politik që duhet të promovohen.
Se çfarë interesi ka Basha të dërgojë mesazhin politik në Russia Today ai e di.
Do ishte legjitim çdo mesazh dhënë në çdo media perëndimore BBC, Routers, AFP, DW, Rai apo mediat amerikane, por për një agjenci ruse të kontrolluar nga Kremlini duket pak çuditshme.
Të shpresojmë se është thjeshtë një naivitet.
Ndryshe, siguria kombëtare nuk është edhe aq e sigurt tashmë.