ëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë sot se pozicioni i Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbetet i pa ndryshueshëm.E pyetur nëse e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve, ajo ka thënë që Rusia mbështet çdo marrëveshje që është në interes të qytetarëve serb, dhe që është e bazuar në ligjin ndërkombëtar në përputhje të plotë me ligjet e Serbisë, shkruan ‘blic’.
“Qëndrimi është i pandryshuar. Jo vetëm konsistent por edhe logjik, dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë. Zgjidhja e kësaj çështje duhet t’i përshtatet interesit të popullit serb. Marrëveshja d uhet të jetë e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në një linjë me ligjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Zaharova. Ajo ka thënë se qëndrimi i Rusisë është i bazuar në disa komponentë, dhe është i bazuar në një çasje të qartë për zgjidhjen e këtij problemi.
/a.meta