Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike ku opozita ka lënë mandatet e deputetëve dhe është përfshirë në një aktivitet protestash.
Topi tha në studion e emisioni ‘Java në RTSH’ se rrahja e shpatullave mes Berishës dhe Ramë në rastin e Gërdecit tregon se palët janë të gatshme të përkrahin njëra-tjetrën.
Sipas tij, kryetarët e partive të mëdha janë ‘pashallarë’ që vendosin për listat e kandidatëve në vijimësi.
Bamir Topi tha se ish-kryeministri ka tendencë që të marrë të gjitha pushtetet. Ai u shpreh në panelin me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin, se edhe opozita po prodhon habi. Sipas tij, për herë të parë kemi të bëjmë me PDIU dhe PBDNJ në të njëjtin koalicion.
Sa i përket situatës aktuale, ish-presidenti Topi tha:
“Kryeministri Rama duhet të deklarojë në mënyrë të qartë mundësitë që ka opozita. Sot, Rama është njeriu me pozitën më të dobët në historinë e tranzicionit shqiptar. Ai nuk diti të administrojë shansin e votave që mori në vitin 2017” – tha Bamir Topi në studion e emisionit “Java në RTSH”.