Monika Kryemadhi ka mbledhur pasditen e sotme Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së.
Ajo tha se mandatet që u dorëzuan, janë mandate gjaku. Sipas kreut të LSI, deputetët e opozitës nuk mund të bëheshin fasadë e një Parlamenti të ngritur mbi paratë e drogës.
“Llumi të cilin përdori Edi Rama për të blerë mandatet do t’i kthehet mbrapsht. Ai do të mbajë përgjegjësi për t’u dhënë atë që u ka premtuar bandave. Sot jemi të gjithë të barabartë me qytetarët. Nuk është imuniteti ai që na jep forcë, por morali” – deklaroi Kryemadhi.
Ajo shtoi se djegia e mandateve tregoi se përballë përfitimeve personale, për LSI-në ka më shumë rendësi populli.
“Figura jonë është më e pastër se kurrë” – shtoi Kryemadhi duke falenderuar deputetët që iu përgjigjën kërkesës për të lënë mandatet.
/javanews/a.rada