Menjëherë pasi la mandatin e deputetit Lulzim Basha udhëtoi drejt Vjenës. Në rrjetet sociale u shpërnda një video e kyetarit demokrat në aeroport me Shkëlzen Berishën.
Zyra e shtypit nuk shpërndau asnjë njoftim zyrtar ndërsa në rrjetet sociale vetë Basha tregoi se ndodhej në Asamblenë Parlamentare të OSBE, teksa ripostoi një postim të Partive Popullore Europiane, ku thuhej se kryedemokrati raportoi mbi situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend.
Basha qëndroi pak ore ne Vjene dhe u kthye ne tirane sepse pasditen e se premtes kishte thirrur kryesine e pd per aksionin opozitar ne vijim.
Top channel meson se në selinë e Partisë Demokratike ka nisur marrja e deklarimeve te kandidatëve pauses ne listat e PD të cilët nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit qe lane koleget e tyre. Edhe pse ka nje vendim politik te Këshillit Kombetar, procesi po ecën me ngadalë se sa dorëheqjet kolektive te deputeteve.
Në mungesë të Bashës në Tiranë Sali Berisha reagoi për ndërkombëtarët të cilët në bllok dolën kundër vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet.
Pas 28 vitesh, Sali berisha nuk do të ketë mandat deputeti. Ish Kryeministri kishte një përgjigje për të gjithë ata që e lidhin lënien e mandatit me frikën nga SPAK.
/a.rada