Dy takime me dy B, por secili me Shqipërinë e tij. Ish-ministri Bushati ka postuar një Twitter një foto me presidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE, George Tsetereli ku shkruan:
“Takim i mirë me Presidentin asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsetereli ku biseduam si të forcohet kontributi ynë në transformimin dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në zonën e OSBE-së. Rama dakord të punojmë ngushtë së bashku meqë Shqipëria po përgatitet për drejtimin e zyrës së OSBE-së në 2020”
Ndërkohë Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
“EPP ( The European People’s Party ) dhe grupi OSCEPA patëm një të ftuar special, Lulzim Basha i cili raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, demostratën kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe për zhvillimet demokratike”, shkruhet në faqen zyrtare të Twitter të OSCEPA
Ndërkaq Shqipëria do të marrë presidencën e OSBE në 2020, po për fat të keq politika në Shqipëri ka bërë aq regres në këto ditë sa i hutuam edhe ndërkombatrët e botën. Jemi në 2019 apo në 1997?
/tiranapost/