Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.
Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Bajrakurti mohoi akuzat për ngacmim seksual ndaj 15-vjeçares.
Ndërkohë, nuk ka asnjë denoncim nga familja e pretenduar e të miturës, apo prova që ta implikojnë Bajrakurtin në akuzën e ngritur.
/a.rada