Asdren Gjikolli i njohur me emrin Gjiko është dy ditë më parë baba për herë të parë.
Elita Rudi, bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë. Çifti e pagëzuan të voglin me emër shqiptar, mjaft i veçantë, Zëri.
Ndërsa mbrëmë Gjiko ka pozuar një foto simpatike dhe ka një dedikim special.
“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin qe na kape gishtin me dorën tende te vogël na more zemrat rob per tër jeten mu e mamit tend e cila te mbajti 9 muaj e u kujdes per çdo detaj qe ti ta kishe sa me te leht ne barkun e saj, me të cilen mburrem dhe jam krenar qe o gruja jem ❤️ Babi ju don shume dhe do jetë gjithmonë pranë jush ne çdo moment . I love you so so much”, shkruan reperi.