Më 13 dhe 14 shkurt, në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, u mbajt konferenca e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në fokus ishte situata në Lindjen e Mesme, ndonëse të gjithë vëmendjen e mori çështja e Iranit dhe ndikimin destruktiv që sipas Washingtonit, Teherani ka tek vendet fqinje.
Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan në konferencë nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. I pranishëm në konferencë ishte edhe kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, por aty u vu re mungesa e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian siç është shefja e diplomacisë Europiane Federica Mogherini. Për të analizuar arritjet e kësaj konference, në emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri ishte i ftuar ish senatori Amerikan Robert Torricelli i cili ishte pjesë e delegacionit amerikan.
“Kërkesa kryesore e qeverisë time ishte që Irani t’i japë fund eksportit të terrorizmit, duke përmendur aktivitetitet e Hezbollahut në Siri dhe vitin e kaluar kemi parë përpjekjet e Iranit për akte terroriste në Paris dhe këtu në Shqipëri. Këto nuk janë akte të rastësishme. Këto janë vepra të organizuara nga qeveria e atij vendi dhe qeveria e Francës, Belgjikës, Gjermanisë dhe tani qeveria e Shqipërisë kanë treguar kurajë të konsiderueshme dhe secila prej tyre duhet admiruar”. BW
/a.meta