Monika Kryemadhi, në një lidhje me studion e emisionit Open, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili pasditen e së enjtes u shpreh se kryetarja e LSI-së duhet të ishte në Ferr për çështjen e shitblerjes së votave.
“Mezi po pres ta shikoj Ramën kur të thërriten të pandehur bandat e Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës që bënin trafik droge dhe trafik votash. Jeta nuk rrotullohet rreth karriges së kryeministrit, ai artist është. Shitblerja e votës e ka origjinën nga Edi Rama. Tashmë që 17 deputetët e LSI janë qytetarë të lirë, le ta zgjidhin këtë punë me gjykatat që i kanë. Përgjimet e Avdylajve nuk janë të opozitës, por të Donika Prelës”, deklaroi Kryemadhi.
Kur u pyet se çfarë ndodh tani që opozita ka dalë jashtë sistemit, Kryemadhi theksoi: “Jemi qytetarë të lirë dhe sot ndihemi vetvetja sepse vendimin tonë e dhanë qytetarët më 16 shkurt. Nuk do të ndalemi, nuk keni parë gjë akoma. Urrejtja popullore do ta tërheqë zvarrë nga karrigia e kryeministrit”.
/a.meta