Top Channel ka përgatitur një reportazh, ku ka pyetur qytetarët përse kishin dalë në protestë. Përgjigjet e tyre kanë qenë interesante. Njëri thotë se duan të punojnë në të zezë, si në kohën e Berishës, ndërsa një tjetër kundër përdhunimeve.
“Unë vij nga Macukulli i rrethit Mat. Protestoj për tatimet që janë rritur, për pensionet e vogla, për papunësinë. Protestoj për çështje nderi, për vajzat. Në 4 vajza, një po përdhunohet. Çfarë të të them, ku i kemi ne të drejtat këtu? Vetëm se s’kam ku të shkoj, se nga sytë këmbët iki për një sekondë”, tha një tjetër qytetar.
“Pa punë, pa asgjë. Të paktën me Sali Berishën kemi punuar në të zezë. Por ky as në të zezë dhe as në të bardhë”, tha një tjetër.
“Kemi dalë për të protestuar se po ikën rinia, ku janë rinia sot? Dal në fshatin tim, nuk i kam 3 djem për të pirë një kafe”, u përgjigj protestuesi i radhës.