Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se ka shpërndarë nëpër selitë diplomatike dhe qeveri të ndryshme një video me pjesë nga fjalimet e tij të mbajtura në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe gjatë protestës së 16 shkurtit ku u bën thirrje qytetarëve të armatosen dhe të hedhin qeveritarët në lumin “Lanë”.
Berisha thotë se, Rama e ka shpërndarë këtë video si provë për të grushtin e tij të shtetit. “Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!!” shkruan Berisha.