Nga Flogert Muça
Protesta e sotme e opozitës duke u nisur nga pjesëmarrja ishte një dështim i plotë. Në një kohë kur Basha dhe Kryemadhi në datë 16 shkurt kishte një pjesëmarrje të konsiderueshme militantësh në bulevard, sot ndodhi krejt e kundërta. Nga e gjithë Shqipëria, PD dhe LSI nuk kishin mundur të mblidhnin më shumë se 2 mijë vetë.
Por, pse ky dështim?
Kjo tkurrje dhe braktisje ndodhi pas vendimit të Bashës dhe Kryemadhit për të dorëzuar mandatet, ku sipas tyre, ai ishte mesazhi që kishin marrë nga pjesëmarrja e protestuesve në Bulevard në datë 16 shkurt.
Por, mesa duket, krerët e opozitës e kanë lexuar gabim mesazhin, pasi po të ishte se militantët do të ishin në një mendje me ta për të lënë mandatet, sot do të ishin edhe më të shumtë në numër para Kuvendit.
Ajo që pamë ishte krejt e kundërta. Pjesëmarrja ishte qesharake, ku rreth 2000 militantë të opozitës shoqëruan Bashën e Kryemadhin në shfaqjen e organizuar.
I gjithë dështimi i faturohet Bashës, Berishës e Kryemadhit të cilët përpara zërit të shqiptarëve, të militantëve të tyre dhe zërit të ndërkombëtarëve, vendosën zërin e frikës së tyre nga drejtësia duke tentuar rrëmujë e destabilitet.
Pjesëmarrja e sotme la të kuptohet se për hallin e tyre nuk i ndjek njeri nga pas. E ky është vetëm fillimi.
/lexo.al