Menjëherë sapo dorëzoi mandatin e deputetit, demokrati Ervin Saklianji ka dhënë një deklaratë për mediat.
Salianji tha se ishin të detyruar t’i dorëzonin mandatet, pasi pretendon se Kryeministri Edi Rama nuk i dëgjon.
Salianji theksoi se ishte një ndër të parët që kërkoi djegien e mandateve, ndërkohë që tha se tani e tutje do të jenë gjithmonë krah qytetarëve.
‘Ne nuk mund të jemi më fasadë e një republike që duhet të ishte parlamentare dhe jo e një grushti njerëzish, sot mund ta them se ne si deputetë nuk jemi të mandatuar por jemi me qytetarët dhe do të jemi gjithmonë me qytetarët. Ne do të jemi përherë me qytetarët do të vazhdojmë gjithmonë të tubojmë me qytetarët, ne do të vazhdojmë të protestojmë krah qytetarëve.
Kam qenë i pari që e kam propozuar, që e kam firmosur djegien e mandateve kështu që është një tymnaj e hedhur nga mediat e mazhorancës’, tha Salianji.
E.Xh./