Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka apeluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet e panevojshme në ato zona ku do të përqëndruhet protesta e nesërme.
Nga selia diplomatike nënvizohet se ka potencial për dhunë në reagimin e së enjtes.
Sipas deklaratës, pikat ku do të ketë grumbullime të protestuesve janë zona e Zogut të Zi, zona e Qytetit Studenti.
Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Rruga “George W. Bush”, para Parlamentit Shqiptar, ku edhe është parashikuar zhvillimi i protestës.
“Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë”, thuhet në deklaratë.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.
Gjithashtu, thuhet se më 21 shkurt 2019, nga ora 8:30 deri në orën 10:45, hyrja dhe dalja nga Ambasada e SHBA do të kufizohet, ndërsa shërbimet konsullore rutinore të planifikuara për mëngjesin janë anuluar.
/a.rada