Pas vendimit të Këshillit Kombëtar, deputetët e Partisë Demokratike dhe emrat pasardhës në listë kanë nisur firmosjen e dorëheqjeve nga mandati.
Ata kanë nënshkruar një deklaratë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme
Ky akt vjen pas mbledhjes së forumit më të lartë drejtues, i cili votoi unanimisht për vendimet e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.
Kështu, Partia Demokratike ka refuzuar apelin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që e cilësuan lënien e mandatit si pengesë për përparimin e vendit.
Nga ana tjetër, nuk ka një njoftim se kur do të nisin dorëheqjet nga deputetët e LSI.
Ditën e nesërme pritet që opozita të mbajë protestën e radhës para Kuvendit. Policia e Shtetit paralajmëroi se organizatorët planifikojnë të hyjnë në sallë.
Për këtë shkak, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e anuloi seancën e së enjtes.
/javanews/a.rada