Vladimir Putin kërcënoi hapur Shtetet e Bashkuara se do të përballen me raketat ruse nëse amerikanet vendosin sisteme raketore në Europë. Gjatë fjalimit të përvitshëm parlamentar përpara mbi 1 mijë të pranishmëve, shefi i Kremlinit tha se Kremlni nuk do të tolerojë asnjë veprim që cënon sigurinë e Rusisë.
“Nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë të zhvendosin raketat e tyre me rreze të mesme në Europë, ne do të marrim masa duke kërcënuar vendin ku do të vendosen raketat dhe do të shënjestrojmë vendin ku është vendosur përdorimi i këtyre armëve” – tha ai.
Presidenti Putin kritikoi Uashingtonin duke thënë se sajoi akuza ndaj Moskës, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Luftës së Ftohtë e nënshkruar nga Gorbaçov e Regan në 1987-ën.
Ndonëse presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shpesh simpati për Vladimir Putinin, marrëdhëniet SHBA-Rusi mbeten të tensionuara e të shoqëruara me sanksione ekonomike.
/a.rada