FIFA e ka gjobitur Porton me 44 mijë euro për rastin e Yacine Brahimit.
Skuadra portugeze e transferoi sulmuesin në vitin 2014 nga Granada , por ishte paralajmëruar nga shtëpia më e madhe e futbollit para se të ndodhte marrëveshja.
Porto shkeli rregullat e transferimeve të lojtarëve, duke përfshirë një palë të tretë në transferimin e Brahimit.
FIFA do të shikojë më me detaje rastin, ndërsa skuadra portugeze mund të pezullohet për një vjet nga transferimi i lojtarëve.