Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit për çështjen ‘Babalja” për të cilën ai dhe gazetari Jetmir Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.
“Prokuroria është në shkelje të ligjit. Hetimi është politik. Nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e afateve të hertimit. Vazhdon një hetim jo për personin që është në burg (Agron Xhafën) në Itali por për ne që e kemi denoncuar dhe gazetarin”,- tha Salianji.
I patrembur nga vendimi që do marrë gjykata për të, Salianji tha se PD-ja do vazhdojë denoncimin e rasteve të tilla.
Ai njoftoi po ashtu se të hënën pritet të dalë vendimi për çështjen në fjalë.
“Unë s’kam asnjë merak, por nuk e di çfarë ka kjo çështje që zgjatet për 9 muaj”,- shtoi deputeti i PD.
E.Xh./