Atletico Madrid-Juventus është sfida për të cilën interesi do të jetë më i madh në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve. Sfida do të luhet pikërisht në Wanda Metropolitano, impianti i përcaktuar që të presë edhe finalen e këtij kompeticioni për këtë vit.
Sfida mes Atletico Madrid dhe Juventusit do të jetë edhe përballja e Griezman e Cristiano Ronaldos, me sulmuesin portugez që e njeh mirë portën e Los Colchoneros duke qenë se ka shënuar 22 gola ndaj kësaj skuadre. Por kjo sfidë do të jetë edhe e Alvaro Moratës që do të vihet përballë të kaluarës së tij, duke qenë se ai ka qenë pjesë e Juventusit për dy sezone. por edhe te Juventusi është dikush që përballet me të kaluarën e tij Mario Mandzukic që ka veshur më parë fanelën e Atleticos.
Atletico e Juventus janë përballur edhe 2 herë me njëri-tjetrin në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve në sezonin 2014/2015 me skuadrwn madrilene që regjistroi 1 fitore e 1 barazim me bardhezinjtë. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Schalke 04 dhe Manchester City.
Edhe në këtë përballje ka lojtarë që përballen me ish skuadrat e tyre. Te Manchester City është Leroy Sane, ndërsa në krahun tjetër Schalke ka Nastisic.
Manchester City nuk do të ketë në dispozicion Mendy, Gabriel Jesus, Bravo dhe Stones për shkak dëmtimi, ndërkohe që Company është në dyshim. Ndërsa te Schalke mungojnë Mascarell i pezulluar e Embolo e Schoef të dëmtuar.
/a.meta