Është përcaktuar trupa e re e gjyqtarëve për çështjen e Izet Haxhisë. Pas shkrirjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka zgjedhur tre gjyqtarë të rinj nga Apeli për Krime të Rënda. Emrat e tyre ende nuk janë bërë publik nga KLGJ, e cila është shfaqur e rezervuar deri më tani. Por pritet që emrat t’i përcillen Gjykatës së Apelit në Tiranë brenda ditës së nesërme.
Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. Haxhia i icli u ekstradua në Shqipëri nga Turqia ku qëndroi për vite të tëra në arrati, kërkon nga Apeli i Tiiranës që të rihapë nga fillimi procesin gjyqësor që është bërë ndja tij, në mungesë.
Izet Haxhia nuk ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Hajdarit në shatator të vitit 1998. E po ashtu nuk ka pranuar asnjë nga gjyqtarët që janë aktualisht në Apelin e Tiranës. E caktuar më herët ka qenë edhe Fatmir Hajdari, gjyqtarja bashkëshorte e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, që bashkë me kolegë të tjerë të saj, nuk janë pranuar nga Haxhia. Fatmir Hajdari dha dorëheqjen, ndonëse shorti e kishte përzgjedhur në trupën gjykuese. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhbllokuar edhe 184 çështje të tjera gjyqësore të mbetura pezull, duke ja deleguar gjyqtarëve të tjerë.raport.tv
/a.meta