Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës para Kuvendit. Për kët protestë nuk kanë mungur thirrjet për dhunë nga ana e PD dhe LSI.
Dy deputetë të PD, Edi Paloka dhe Gent Strazimi ishin ditën e djeshme në Lezhë, ku janë takuar me një numër personash me precedentë kriminalë.
Mësohet se, të pranishëm në këtë takim, treguan se mesazhi i tyre ka qenë i qartë:
“Shpërtheni dyert e Parlamentit dhe mos u shqetësoni për gazin lotsjellës.
Këtë herë do të keni maska kundragas”.
Në shkëmbim të dhunës që do të krijojnë, këta persona do të shpërblehen bujarisht nga ana e PD.
Në përfundim të protestës së ditës së shtunë, Kryemadhi dhe Basha dhanë një deklaratë sa ogurzezë, aq edhe të paqartë: “Nuk keni parë asgjë akoma!”.
Mesa duket, ajo që nuk kemi parë akoma, në planin e PD është shpërthimi i dyerve të Parlamentit, një akt i paprecedent dhune, me të cilin opozita shpreson të zhysë përfundimisht vendin në kaos.
Ndërkohë, mësohet se bllokimi i rrugës së kryeministrit ditën e djeshme në Lezhë, është bërë gjithashtu me urdhër të PD, nga njerëz të biznesmenit Uldedaj, i njohur për lidhjet e afërta me demokratët. Tema/
E.Xh./