Njëherë mbrojtës, përgjithmonë i tillë! Kështu mund të përkufizohet ish-mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Bayern Munich, Martin Demichelis, i cili ka bërë një veprim heroik mbrëmjen e djeshme.
38 vjeçari është konfliktuar fizikisht me 4 hajdut që ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur, por Demichelis i ka bërë ballë këtij sulmi. Lajmi konfirmohet nga gazetari Cinthi Fernandez, i cili për televizionin argjentinas “El Trece” sqaroi ngjarjen.
“Ata (familja) ishin duke fjetur kur Martin u zgjua rastësisht. Ai zbriti poshtë dhe u përplas me katër njerëz me kapuç. Ai i ka kapur ata, ka pasur britma dhe kriminelët janë larguar. I fola Evangelina dhe për fat të mirë ata janë në rregull, por fëmijët ishin shumë të frikësuar. Ata u vendosën aty kohët e fundit.
Është shumë e çuditshme, sepse ndodh shumë rrallë. Ata hynë nëpër dritare. Policia u tha atyre se hajdutët hyjnë në shtëpi për t’i vjedhur në raste të jashtëzakonshme”.-tregoi mes të tjerave gazetari.
Nga shtëpia e Demichelis janë vjedhur vetëm disa bizhuteri dhe para.
E.Xh./