Duke komentuar protestën e opozitës me 16 shkurt, avokati, Spartak Ngjela, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha e konsideronte Kryeministrinë si marrjen e një kështjelle.
I ftuar në Ora News, Ngjela tha se pas humbjes së rrethimit, Berisha mund ta pësojë si sulltan Murati II që vdiq nga infarkti pas tërheqjes nga Kruja. Andaj këshilla e tij është ti japin fund këtij aksioni.
Ngjela: Ata që humbën rrethimin, Saliu mund ta pësojë si Sulltan Murati II, doli dhe humbi jetën se pësoi infarkt rrugës. Saliu të mos bëjë këto, se do të mërzitet. Nuk e merr dot kështjellën me dhunë.
Kritika Ngjela ka dhe për Ramën, duke e cilësuar Kryeministër ka zyrë.
Ngjela: Kryeministër pa zyrë, në momentet që duhet ishte në Tiranë, ishte në Vlorë. Duhet ta ndiqtë protestën në zyrë apo në ndonjë vend tjetër.
Po cilat janë pritshmëritë për protestën e së enjtes, 21 shkurt?
Ngjela: Çfarë proteste? Nuk kanë motiv.Pse do ta bëjnë protestën, të shpëtojnë gjënë e vjedhur prej tyre?Ka pakënaqësi popullore por pakënaqësinë popullore nuk e drejton opozita. Protestat e mëdha popullore të pakënaqësisë ngrihen, nuk drejtohen.
E.Xh./